Pas UEFA-s, edhe CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit kanë shprehur kundërshtimin ndaj propozimit të FIFA-s për shitjen e një pjese të aksioneve të Kupës së Botës investitorëve privatë.
CONCACAF deklaroi se federatat anëtare kanë shqetësime për mungesën e procedurave të rregullta, kohën e kufizuar për vendimmarrje dhe faktin që projekti nuk është shqyrtuar nga organet përkatëse të FIFA-s.
Edhe Konfederata Aziatike thotë se propozimi nuk do të arrijë konsensusin e nevojshëm për t’u miratuar. Ndryshe nga UEFA, këto dy konfederata nuk kanë paralajmëruar bojkot të turneve të FIFA-s.
Nga ana tjetër, FIFA nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vijon të mbështesë projektin. Organizata thekson se procesi do të jetë transparent dhe demokratik, duke përsëritur se futbolli nuk është në shitje.
Për miratimin e projektit nevojitet mbështetja e shumicës së 211 federatave anëtare të FIFA-s./mxh
