Last Updated on 30/09/2026 by Klara
Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në operacionin për menaxhimin e situatës së krijuar në rezervuarin e Kasharajt, në mbështetje të strukturave të Emergjencave Civile të Bashkisë Lushnjë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Ermal Nufi, i cili ka informuar mbi angazhimin e Forcave të Armatosura në terren.
Në kuadër të operacionit për pastrimin e rezervuarit, janë angazhuar 49 efektivë, 11 mjete vetëshkarkuese dhe 3 gomone, nga Forca Tokësore dhe Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura.

Efektivët dhe mjetet e FA po punojnë së bashku me strukturat bashkiake për pastrimin e rezervuarit dhe menaxhimin e situatës.
Sipas informacionit të publikuar, puna për pastrimin e rezervuarit të Kasharajt vijon me intensitet dhe do të vazhdojë deri në normalizimin e plotë të situatës./k.m
