Last Updated on 18/05/2026 by Kesjana
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është shfaqur në publik pasi GJKKO hoqi ndaj saj masat e sigurisë.
Në disa pamje të siguruara, shihet se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, është shfaqur ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania”, e pranishme në ndeshjen Elbasani-Egnatia.
Pak kohë më parë, në mars të 2026 Gjykata e Posaçme ka vendosur heqjen e masave të sigurisë ndaj Ajola Xoxës pas kërkesës së bërë nga bashkëshortja e Veliajt me arsyetimin e gjendjes së saj shëndetësore./kb
