Sot në orën 13:00 do të mblidhet Kryesia e PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha theksoi se në mbledhje do të merren vendim për t’u angazhuar në betejën përfundimtare kundër qeverisë.
Lideri i opozitës thekson se gabimet janë njerëzore por qëndresa është ADN-ja e demokratëve.
“Gabimet janë njerëzore, por qëndresa është ADN-ja e demokratëve. Sot në mbledhjen e kryesisë, kryesia do marrë vendimet për t’u angazhuar në betejën vendimtare, betejën finale”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se Berisha ka nisur “Foltore 2”, si protestë ndaj qeverisë./K.M
