Anëtarja e kryesisë së PD-së, Adriana Kalaja ka shpallur kandidaturën e saj për Avokate e Popullit.
Kalaja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë pa “thumbuar” dhe PD. Në statusin e saj, Kalaja thotë se nuk ka ndjekur traditën e të mos bërit asgjë në parti, por ka punuar fort.
Kujtojmë që afati për aplikimet për postin e Avokatit të Popullit, mbyllet sot në orën 00:00.
Deri më tani, përveç Kalasë janë dorëzuar katër kandidatura: Saimir Visha, Genta Bungo, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani./ K.M
