Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit ka hyrë në fazën e intervistimit, ku kandidatët do të vlerësohen nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.
Nga kjo fazë janë skualifikuar dy kandidate, Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Të dyja ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit.
Sipas verifikimit të dosjeve të dorëzuara, ato nuk plotësonin kriteret ligjore për aplikim, çka çoi në përjashtimin e tyre nga gara.
Ndërkohë, pjesa tjetër e kandidatëve vijon procesin dhe do t’i nënshtrohet intervistimit nga komisioni përkatës. Ky komision përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i AMP-së./A.D
