Një histori pak e njohur për bujarinë e aktorit të njohur Brad Pitt është bërë së fundmi publike. Sipas aktores Cassandra Peterson, e njohur për personazhin e saj ikonik Elvira, ylli i Hollywood-it i kishte lejuar një fqinj shumë të moshuar të jetonte pa paguar qira në pronën e tij në Los Angeles.
Peterson tregoi se aktori, fitues i çmimit Oscar, kishte blerë me kalimin e viteve disa shtëpi përreth rezidencës së tij në zonën Los Feliz në Los Angeles, duke zgjeruar gradualisht pronën. Një prej këtyre banesave i përkiste një burri që në atë kohë ishte në të nëntëdhjetat.
Pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Pitt vendosi ta linte të moshuarin të qëndronte në shtëpi si banor, pa i kërkuar asnjë pagesë qiraje. Sipas Peterson, ai jetoi aty deri në moshën 105-vjeçare.
Aktorja shtoi se gjatë gjithë viteve që kanë qenë fqinjë, Brad Pitt është treguar gjithmonë i sjellshëm dhe shumë miqësor me njerëzit që jetonin pranë tij.
Në rrëfimin e saj, Peterson kujton edhe një moment kur e pa aktorin duke u stërvitur pa bluzë teksa godiste thesin e boksit për t’u përgatitur për rolin e tij në filmin e famshëm Fight Club të vitit 1999 — një skenë që, sipas saj, e la pothuajse pa fjalë./mxh
