Dy shpërthime të reja janë dëgjuar në zonën diplomatike të Riad, zonë që strehon misione të shumta të huaja, sipas dy burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtare.
Ambasada amerikane lëshoi një alarm sigurie, duke u kërkuar qytetarëve amerikanë në vend të strehohen menjëherë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Po ashtu, janë kufizuar udhëtimet jo-thelbësore drejt instalimeve ushtarake në rajon.
Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për NeësNation se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmit ndaj ambasadës në Riad dhe vdekjes së personelit ushtarak amerikan gjatë konfliktit me Iranin.
Sipas gazetares Kellie Meyer, e cila citoi deklaratën në rrjetin social X, Trump tha se “së shpejti do të mësoni se cila do të jetë hakmarrja”, duke shtuar se nuk mendon se do të jetë e nevojshme dërgimi i trupave tokësore.
Situata mbetet e tensionuar në rajon, ndërsa priten reagime të mëtejshme nga Uashingtoni dhe Riadi për zhvillimet e fundit./kb
