Last Updated on 09/12/2024 by adminfjala
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është shpallur kampion global i luftës ndaj korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ky vlerësim iu bë mbrëmjen e sotme nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai deklaroi se Dumani e bëri SPAK-un institucion më të besueshëm në Shqipëri.
“Altin Dumani drejtoi një agjensi të re. Ka goditur politikanët e lartë dhe grupet e strukturuara kriminale. Falë Dumanit, sot SPAK-u është institucioni më i besuar publik në Shqipëri”, tha Blinken.
Kreu i SPAK-ut ishte mes 10 emrave për kampionë globalë të luftës ndaj korrupsionit, të prezantuar nga Antony Blinken. / S.M