Kombëtarja e Marokut ka marrë një goditje të rëndë në prag të nisjes së Kupës së Botës 2026.
Anësori i Real Betis, Ez Abde, është detyruar të tërhiqet nga turneu për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të djathtë, të pësuar në miqësoren ndaj Norvegjisë.
Ndonëse stafi teknik shpresonte ta mbante në organikë për fazat e mëvonshme, ekzaminimet e fundit mjekësore treguan se atij i duhen katër deri në gjashtë javë rikuperim.
Kjo mungesë e madhe në sulm i shtohet asaj të mbrojtësit të Marseille, Nayef Aguerd, i cili po ashtu humbi Botërorin për shkak dëmtimi.
Për të zëvendësuar dy lojtarët e dëmtuar, trajneri Walid Regragui ka thirrur sulmuesin e Angers, Amine Sbai, dhe mesfushorin e Al Fateh, Marwane Saadane./mxh
