Last Updated on 11/06/2026 by Kesjana
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vendimin e SHBA-së, e cila ka hequr sanksionet ndaj tij.
“Unë erdha! U krye!”, është shprehur Berisha duke nënkuptuar se ka fituar betejën.
Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e PD-së në sallë.
Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara më 19 maj 2021.
Vendimi u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e përfshiu atë dhe familjen e tij në listën e personave të padëshiruar, duke i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion dhe minim të demokracisë në Shqipëri/kb
