Last Updated on 17/09/2026 by Monika
Në nisje të emisionit të sotëm të “Opinion”, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te çështja më e diskutuar e momentit, vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Duke e cilësuar të gjithë procesin një kaos të paimagjinueshëm ligjor, tha se në gjithë këtë vorbull, shefi i qeverisë shqiptare ka rolin më negativ.
Berisha: Në vorbullën e këtij problemi, rolin më negativ, ua them shqiptarëve me përgjegjësi absolute e ka luajtur Edi Rama.
Fevziu: Po nuk besoj që e bëri gjykatën Edi Rama…
Berisha: Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotmen.
“Është mjaftuar me fjalën e një plake, marre! Marre!! Lau duart si Pons Spilati. E bëri në mënyrë të shpëlarë, se i djeg kësula se e ndjen përgjegjësinë që ka. Të njëjtën gjë bëri në Këshillin e Europës”, theksoi më tej kreu i opozitës për numrin një të kabinetit./mxh
