Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Në një përshkallëzim dramatik i pasojave nga skandali Jeffrey Epstein. BBC TV raporton se policia britanike ka arrestuar vëllain e Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshim për keqpërdorim të detyrës, pas dyshimeve për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Gazetat raportuan më herët se gjashtë makina policie dhe rreth tetë oficerë civilë kishin mbërritur në Wood Farm në pronën Sandringham në Anglinë lindore mëngjesin e së enjtes. Policia e Thames Valley kishte deklaruar më parë gjatë këtij muaji se oficerët po shqyrtonin akuza, se Mountbatten-Windsor kishte kaluar dokumente qeveritare konfidenciale tek i ndjeri kriminel seksual, sipas dosjeve që u publikuan së fundmi nga qeveria e SHBA-së.
Mountbatten-Windsor, djali i dytë i së ndjerës Mbretëreshë Elizabeth, gjithmonë ka mohuar çdo shkelje në lidhje me Epstein, dhe ka thënë se i vjen keq për miqësinë e tyre, por nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment që nga publikimi i fundit i dokumenteve./A.D
