Bisedoi ARTUR AJAZI
Prej disa ditësh, ka nisur nga puna në Teatrin “skampa” komedia më e re, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, tre burra , dhe një dashuri e pamundur. Komedia ka regjisor Donard Hasanin, me aktorët e njohur, LaertVasili, Helidon Fino, Hervin Çuli, Atalanta Kercyku, dhe me skenografi Laedja Hajdari.
Z. Hasani pse zgjodhët Elbasanin për komedinë tuaj?
Përgjigje– Unë si regjisor dhe teatri i Elbasanit kemi njëhistori të gjatë bashkëpunimi. Kam vënë në TeatrinSkampa rreth gjashtë premiera në vite të ndryshme. E Fundit para dy vitesh. E solla komedinë në këtë qytetsepse tashmë e njoh tipologjinë e spektatorit, e vlerësojreagimin e tij, dhe kuptoj kërkesat që ka. Ky teatërështë nga teatrot e rralla në Shqipëri që funksionon mësë miri me të gjitha strukturat e nevojshme që duhet tëketë një institucion i niveleve të tilla. Gjithashtu, përkëtë vepër gjeta mbështetjen e plotë dhebashkëpunimin e duhur nga drejtuesi i këtj institucionizoti Kapaj.
Në ç’realitet apo situatë është shkruar e frymëzuar kjokomedi?
Përgjigje– Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” ka për autor një nga figurat më të shquara tëdramaturgjisë bashkëkohore greke Jorgo Theodosiadis. Në shkollën e ngritur prej tij kishte një student aktrimime nënën të verbër. Në këto kushte ai bashkë me dystudent të tjerë i sollën si detyrë kursi një rrethanë me këto tre karaktere. Këtu lindi dhe ideja e autorit që tëshkruante këtë vepër.
Cila është sfida e realizimit të kësaj vepre ?
Përgjigje– Është vepra më e vështirë në gjithë karrjerën time profesionale. Aktorët qëinterpretojnë janë Hervin Çuli, Helidon Fino, Laert Vasili dhe Atalanta Kërçyku. Aktorët nëprofesionin e tyre veprojnë nëpërmjet dëgjimit, shikimit dhe falës. Me anë të këtyre mjeteve atakomunikojnë me publikun. Imagjinoni tani një shfaqjeqë nuk i ka këto elemente përgjatë gjithë kohës sëveprimit skenik. Paganini mbahet mend edhe pse i ra vijolinës me një tel më pak. Këta aktorë do të mbahenmend në këtë vepër sepse veprojnë në skenë gjithashtume një “tel” më pak.
Çfarë do të donit ju, që publiku të merte me vete kur tëdalë nga salla e Teatrit Skampa pasi ka parë komedinë?
Do të doja që publiku pas shfaqjes, të dilte i kënaqur estetikisht, i relaksuar emocionalisht dhe irelaktuar në lidhje me personat që vuajnë cilësitë e personazheve./kb
