Last Updated on 02/12/2025 by Kesjana
Pas shumë vitesh si udhërrëfyes nëpër Kamboxhia, Nao Sok nuk ka dyshim kur e pyesin cili destinacion është më i nënvlerësuar; Oudong. Rreth 35 kilometra në veriperëndim të Phnom Penh-it, ky kompleks kodrinor ishte kryeqyteti i Kamboxhias nga viti 1618 deri në mesin e viteve 1860. Emri vjen nga fjala sanskrite uttunga, që nënkupton “i lartë”, “i lartësuar” ose “suprem”. Në hartat zyrtare njihet si Phnom Oudong, “Kodra e Oudong-ut”.

Dikur, Oudong njihej si “qyteti i mijëra manastireve”. Në majën e kodrës 93 metra të lartë ngrihet struktura më madhështore: një tempull i argjendtë, me ornamente të ndërlikuara që ngjan sikur është punuar nga dantella. Ai është i zbukuruar me figura elefantësh, simbol i forcës dhe jetëgjatësisë dhe brenda ruan një statujë të madhe të Budës të mbuluar me ar/kb