Last Updated on 26/05/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama u ndal për disa deklarata pëe mediat pak minuta para nisjes së Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Duke folur nga Brukseli, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.
Sipas Ramës, Shqipëria është një vend pro-Europian dhe si i tillë nuk mund të përfytyrohet një vendosje vetoje për procesin e integrimit.
“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”,-u shpreh Rama./Mxh
