Last Updated on 19/05/2026 by EL
Ministria e Drejtësisë nuk e ka një datë konkrete, se kur do të nisin efektet e amnistisë penale në burgje, projektligji i së cilës është miratuar në qeveri në shkurt 2026.
Në një kohë që gati 1300 përfitues të amnistisë së lajmëruar në dhjetor 2025, janë në pritje të votimit të saj në parlament, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, garantoi vetëm se do të ketë amnisti dhe se do miratohet brenda korrikut. “do të ndodhë. Patjetër, që do të ndodhë.
Amnistia është në Parlament dhe 12 raste të zbutimit së sendeve të paligjshme, telefona celularë, apo mjete prerëse, në burgjet e vendit në 30 ditët e fundit, ministri i konsideroi si vazhdë të një plani për fuqizimin e inteligjencës dhe kontrollit në sistemin e burgjeve
Para gazetarëve Gogu shprehu gatishmëri dhe mungesë hezimit për aplikimin e regjimit të ashpër 41 bis, në çdo rast që autoritetet përkatëse mendojnë se ka të dënuar që nga burgu kontribuojnë për fuqizimin e strukturave kriminale. /et
