Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Pas shpëtimit të Eva Dumanit nga kampi famëkeq i Al Holit, raportohet se edhe 44 shqiptarë vazhdojnë të jenë në Siri, duke pritur të riatdhesohen nga Shqipëria.
Deri tani, janë riatdhesuar 39 gra dhe fëmijë, të cilët janë bashkuar me familjarët e tyre në vend.
Sipas raportimeve të Top Channel, aktualisht në Siri ndodhen 7 gra dhe 17 fëmijë që jetojnë në kampe, 10 burra xhihadistë në burg, ndërsa 10 të tjerë janë të pranishëm në këtë territor.
Në lidhje me viktimat, 30 burra shqiptarë kanë humbur jetën gjatë konflikteve si pjesëtarë të organizatës ISIS, ndërsa 8 gra dhe 7 fëmijë kanë vdekur gjithashtu në Siri.
Gjithashtu, raportohet se 9 gra shqiptare, të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste, janë dënuar nga gjykatat shqiptare pas riatdhesimit.
