Last Updated on 22/06/2026 by Anisa
Keir Starmer ka njoftuar ndorëheqjen e tij si kryeministër.
Ai thotë se po jep dorëheqjen edhe si lider i Partisë Laburiste dhe se e ka informuar Mbretin për vendimin e tij.
Starmer deklaron se i ka kërkuar Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Laburistëve të përcaktojë një afat për garën e lidershipit në parti, me hapjen e garës më 9 korrik.
Gara do të mbyllet para pushimit parlamentar të verës, më 16 korrik.
Në rast gare, kjo do të sigurojë që një lider i ri i Laburistëve të jetë zgjedhur deri në rikthimin e Parlamentit në shtator.
Keir Starmer, i emocionuar, falënderon bashkëshorten e tij Victoria, të cilën e quan “shkëmbin e tij”.
Ai thotë: “Kur të lë detyrën më të madhe në vend, do të kaloj më shumë kohë në detyrën më të rëndësishme, të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time të mrekullueshme Vic, e cila ka qenë shkëmbi im në ditë të mira dhe të vështira, dhe të jem babai më i mirë për fëmijët e mi të mrekullueshëm, që janë krenaria dhe gëzimi im.”
Starmer, me zërin që i dridhej, falënderon gjithashtu “të gjithë miqtë dhe kolegët që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre gjashtë viteve për përkushtimin, shërbimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme”.
Ai shton: “Dua të falënderoj stafin e shkëlqyer dhe shërbimin civil të jashtëzakonshëm të vendit tonë, të cilët ia kushtojnë jetën shërbimit publik.”
Sir Keir Starmer thotë se ka “dëgjuar përgjigjen e grupit të tij parlamentar” ndaj pyetjes nëse ai është “personi më i përshtatshëm për të udhëhequr Laburistët në zgjedhjet e ardhshme”.
“E pranoj atë përgjigje me dinjitet,” thotë ai.
“Për këtë arsye do të jap dorëheqjen si lider i Partisë Laburiste. Sot në mëngjes kam informuar Madhërinë e Tij Mbretin për vendimin tim.”
Starmer shton se do të mbetet në detyrë si kryeministër deri në përfundimin e garës dhe se do të bëjë gjithçka për një kalim të rregullt të pushtetit.
Ai gjithashtu thotë se do t’i japë pasardhësit të tij “mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar”./a.d
