Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku për kërcënimet e pretenduara nga një grup kriminal.
I ftuar në emisionin “Trialog” në Radio Televizioni Shqiptar, Klosi theksoi se raste të tilla duhet të trajtohen nga institucionet përgjegjëse dhe jo përmes publikimeve në rrjetet sociale.
Sipas tij, denoncimet për kërcënime apo presione duhet t’u referohen organeve të drejtësisë dhe atyre të rendit, të cilat kanë detyrimin ligjor për të hetuar dhe vepruar.
“Në të tilla raste është shumë e rëndësishme që denoncimet të shkojnë në organet e drejtësisë. Dhe këtu distancohem 100%. Janë organet e drejtësisë, organet e rendit dhe e nxis Marjanën që të ketë këtë raport me drejtësinë, jo nëpërmjet statuseve, sepse statuset bëjnë efektin e vet, por drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj”, u shpreh Klosi./a.d
