Ditën e sotme do të zhvillojnë punimet tre komisione parlamentare, duke nisur nga ora 10:00.
Në rend dite për t’u diskutuar janë përfshirë ratifikimi i marrëveshjes së financimit mes Këshillit të Ministrave, Kosaovës dhe Komisionit Europian.
Gjithashtu ditën e sotme do të zhvillojë mbledhjen dhe Konferenca e Kryetarëve, duke nisur nga ora 12:30. Në rend dite është parashikuar kërkesa e Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale.
Rendi i ditës
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
– Vendndodhja:Salla nr.1(201)
– Ora:10:00
1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.12/2024”
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.9/2024”
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.9/2024”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”(Depozituar nga deputeti Ilirian Pendavini)
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
– Vendndodhja:Salla 8 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:11:00
1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027” (Komision për dhënie mendimi, Relator Ornaldo Rakipi).
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.12/2024” (Komision për dhënie mendimi, Relator Tërmet Peçi).
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
– Vendndodhja:Korcë
– Ora:11:00
Vizitë monitoruese pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në kuadër të kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor për sigurinë gjykata.
Konferenca e Kryetarëve
– Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”
– Ora:12:30
1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 9 shkurt – 20 mars 2026.
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 9 shkurt – 27 shkurt 2026.
3. Miratimi i kërkesës së kryetarit të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
4. Miratimi i kërkesës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale në Republikën e Shqipërisë për ndryshimin e vendimit nr. 75/2025 të Kuvendit dhe miratimi i kërkesës për ndryshimin e vendimit nr. 98/2025 të Kuvendit./K.M
