Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se ditën e sotme është zhvilluar një kontroll në qelitë e burgut të Rrogozhinës, për zbulimin e sendeve të paligjshme.
Në njoftimin e bërë thuhet se nga kontrollet u gjetën dhe sekustruan mjete prerëse, pajisje elektronike, aksesorë komunikimi dhe një aparat celular.
Njoftimi
Stop ndaj sendeve të ndaluara në sistemin penitenciar.
Ka nisur një aksion i gjerë kontrollesh në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit, me qëllim goditjen pa kompromis të çdo paligjshmërie dhe forcimin e sigurisë.
Në kuadër të këtij aksioni, më datë 6 prill u ushtrua kontroll në IEVP Durrës dhe më datë 11 prill në IEVP Rrogozhinë, me angazhimin e Forcave Operacionale dhe strukturave të sigurisë.
Kontrollet përfshinë çdo ambient, pa përjashtim. Si rezultat u zbuluan dhe u sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë nje aparat celular, mjete të improvizuara prerëse, karikues, pajisje elektronike dhe aksesorë komunikimi. Për çdo rast që përbën vepër penale janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore.
Zero tolerancë ndaj shkeljeve
Zbatim i plotë i ligjit
Siguri maksimale në çdo institucion
Ky aksion do të vijojë në çdo IEVP në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të goditur çdo fenomen të paligjshëm, pa asnjë kompromis./Mxh
