Barcelona ka hedhur një hap vendimtar drejt titullit kampion në Spanjë pas fitores bindëse 4-1 në derbin kundër Espanyol.
Skuadra e Hansi Flick dominoi që në fillim, duke krijuar një avantazh prej dy golash në pjesën e parë falë dopietës së Ferran Torres.
Edhe pse miqtë u përpoqën të rihapnin sfidën me golin e Lozanos, reagimi i “Blaugranave” në fundin e ndeshjes ishte i menjëhershëm.
Lamine Yamal dhe Marcus Rashford shënuan dy herë në minutat e fundit për të vulosur rezultatin përfundimtar. Me këtë triumf, Barcelona rrit diferencën në nëntë pikë ndaj Real Madridit ndjekës, kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi.
Ky rezultat e pozicionon ekipin katalanas në një situatë mjaft komode për të siguruar trofeun e La Ligës. Espanyol, nga ana tjetër, mbetet në mesin e tabelës me 38 pikë të grumbulluara./mxh
