Kreu i qeverisë, Edi Rama mund të thirret së shpejti në SPAK. Ky ka qenë lajmi që ka artikuluar gazetarja Klodiana Lala, dje e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në televizionin Kombëtar Klan.
E pyetur nga Blendi Fevziu se a kishte një deduksion apo informacion, Lala theksoi se kjo ishte një analizë e saj, pasi në shumë ngjarje që kanë ndodhur së fundmi, hetime, arrestime apo veprime të kryera nga SPAK, gjithçka të çon drejt kryeministrit Rama.
Siç theksoi Lala, janë zyrtarë të lartë, drejtorë, ministra të cilët janë hetuar dhe si juriste, theksoi ajo, mendoj se nuk do të jetë e vonë dita ku kryeministrin Rama do ta thërrasin në SPAK apo kur SPAK do të trokasë në derën e tij./k.m
