Last Updated on 06/05/2026 by Anisa
Në një klimë ku politika shqiptare shpesh ngjan më shumë me një studio humori të improvizuar sesa me një debat institucional, përplasja virtuale mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit ka marrë formën e një “seriali” të ri në rrjetet sociale.
Nga njëra anë, Flamur Noka vjen me një postim që synon të godasë brenda kampit të vet, duke e kthyer kritikën në një lloj monologu të brendshëm opozitar:
“Humor alla Babale
Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe #PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin
E tronditi duke i shërbyer
Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.”
Në vazhdim të po të njëjtit stil të ashpër, Noka shton edhe një tjetër thumb brenda familjes politike:“Iku i patronazhuari Luli nr. 1,
por patronazhistët nuk ndryshuan.
Mbetën po ata, Balla nr. e Balla nr.”
Por siç ndodh rëndom në epokën e “reply”-ve politike, përgjigjja nuk vonon. Ervin Salianji zgjedh një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë, duke e zhvendosur debatin nga politika në përplasje personale të hapur:
“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.
Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.
Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!
Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.
Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.
Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.
Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!”
Në këtë shkëmbim të gjatë deklaratash, ajo që bie në sy nuk është më përmbajtja politike, por mënyra se si gjuha politike është shndërruar në një arenë personale, ku argumenti shpesh zëvendësohet nga etiketime dhe ironi të drejtpërdrejta.
Në fund, mbetet një pyetje që nuk e zgjidh as Noka, as Salianji: në këtë duel publik, kush po e sulmon më shumë kundërshtarin politik – dhe kush po i flet më shumë elektoratit, apo vetes?/A.D-fjala.al
