Pas qarkullimit të disa lajmeve, që pretendonin se Urdhri i Stomatologëve kishte zgjedhur një president të ri, institucioni ka reaguar, duke i hedhur poshtë këto informacione.
Në një sqarim për mediat, USSH thekson se procesi zgjedhor është zhvilluar më herët dhe se drejtimin e institucionit e mban Almiro Gurakuqi, i cili është zgjedhur sipas procedurave ligjore për mandatin 2025–2030.
“Zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Psikologut.
