Last Updated on 15/12/2025 by EL
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video të viteve më parë, nga koha kur e djathta drejtohej nga Lulzim Basha. Në reagimin e tij, Murrizi kritikon ashpër mënyrën se si, drejtues dhe anëtarë të forumeve partiake të cilët kanë duartrokitur çdo vendim politik vetëm për të treguar besnikëri ndaj lidershipit, me shpresën se kjo do t’u shpërblehej në të ardhmen.
Murrizi është ndalur veçanërisht te mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në shkurt të vitit 2019, të cilën e ka cilësuar si një moment turpi, ku me entuziazëm u duartrokit vendimi për djegien e mandateve parlamentare.
Sipas Murrizit, shumë prej atyre që mbështetën këtë vendim nuk ishin deputetë në atë kohë, por synonin të përfitonin një mandat personal, gjë që sipas tij ndodhi dy vite më vonë.
“Kur te zgjedhurit ne forume sillen si “ tufe” dhe mbeshtesin, votojne dhe duartrokasin çdo debil politik per te treguar “ besnikeri” ndaj mender udheheqesave dhe me shpres se kjo “ besnikeri” do tu shperblehet, kurre nuk mund te jesh force politike dinjitoze, demokratike dhe kurre nuk mund te fitosh besimin e Qytetareve
Nje mbledhje turpi ne shkurt 2019 te keshillit kombetar ku duartrokisnin plot entuziazem fjalimin e nje spurdhjak kryetari per djegien e mandateve sepse te gjith ata qe nuk ishin deputet enderronin te kishin nje mandat per vete siç ndodhi dy vjet me vone”, shkruan Murrizi (postim i paredaktuar).
Ndër të tjera, ish-deputeti risjell në vëmendje deklaratat e tij gjatë asaj periudhe, ku paralajmëroi se Partia Demokratiek do të vuante për më shumë se një dekadë pasojat e asaj që e quan si një “lajthitje kolektive” e nxitur nga individë brenda partisë.
Reagimi i plotë i Murrizit:
Kur te zgjedhurit ne forume sillen si “ tufe” dhe mbeshtesin, votojne dhe duartrokasin çdo debil politik per te treguar “ besnikeri” ndaj mender udheheqesave dhe me shpres se kjo “ besnikeri” do tu shperblehet, kurre nuk mund te jesh force politike dinjitoze, demokratike dhe kurre nuk mund te fitosh besimin e Qytetareve
Nje mbledhje turpi ne shkurt 2019 te keshillit kombetar ku duartrokisnin plot entuziazem fjalimin e nje spurdhjak kryetari per djegien e mandateve sepse te gjith ata qe nuk ishin deputet enderronin te kishin nje mandat per vete siç ndodhi dy vjet me vone
Ne ate koh kam deklaruar se:
PD DO TA VUAJ MBI 10 VJET KETE LAJTHITJE KOLEKTIVE TE NXITUR NGA DISA QELBESIRA BRENDA SAJ DHE GAZETAR KELYSH TE BLLOKQENEVE
Prej asaj kohe nuk kam degjuar askend nga llapaqenet qe nuk lane gje pa me etiketuar te kete kurajo te kerkoj falje ndaj Demokrateve qofte dhe si hipokrit siç po shoh disa idiot deputet qe po bejne keto dit per firmat e Endri Shabanit
Me ne fund Z Paloka paska lajmeruar se ne date 17 dhjetor ora 17:00 do te mblidhet keshilli kombetar
Te shohim a do jete per te diskutuar apo per te duartrokitur????/e.t
