Last Updated on 15/12/2025 by EL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shpresën se Selia e Shenjtë do të marrë “së shpejti” vendimin për njohjen Kosovës, gjatë një takimi me Papa Leonin XIV në Vatikan.
Gjithashtu, ajo i ka përcjellë Papa Leonit XIV edhe ftesën për të vizituar Kosovën – një vizitë që, sipas saj, do të pritej me dashamirësi nga qytetarët e Kosovës.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, ka shkruar presidentja në “Facebook” të hënën pasdite.
Kosova ka ngritur misionin e saj të posaçëm në Vatikan në janar të vitit 2024, gjashtëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Megjithatë, akoma nuk ka ndonjë sinjal konkret për njohjen eventuale të Kosovës nga Selia e Shenjtë./e.t
