Last Updated on 02/11/2025 by Kesjana
“Një komb e një popull, e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por edhe për mënyrën, formën e përmbajtjes sesi i nderon. Sot është dita të nderojmë Fatos Nanon. Fatos Nano, si i parë si reformues i PS, si demokratizues i PS, si tranformues i PS. Fatos Nano, si lider i PS në 14 vjet, kurrë nuk ka për të ndodhur më, që në 14 vjet, 4 vjet t’i kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet, në dekadën e parë të transformimit të saj. Do të mbahet mend, ë zgjedhjet e para dhe të fundit, dha dorëheqje, duke lënë të lirë gjeneratën e re. Do të ngelet një qytetar ekselent, itelektual, politikan rrace, dhe si i pari politikan, që në demokraci, është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllait tim dhe ish kryetarit Fatos Nano”, theksoi ai./kb
