Last Updated on 02/11/2025 by Kesjana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon vlerësoi figurën e tij, si të rëndësishme në tranzicionin politik shqiptar.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Nano ka kontributin e madhe në transformimin e Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane.
Tedi Blushi:
“Në emër të PL, dhe në emrin tim personal, i shprehim sot ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe simpatizantët e zotit Nano. Një figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar, që pati meritën e transformimit të Partinë së Punës në një parti Socialdemokrate evropiane.
Por mbi të gjithë dy qëndrimet e tij të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet dhe se organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është më i rëndësishëm sesa rezultati janë dy qëndrime që duhet ta udhëheqin të majtën shqiptare”./kb
