Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka folur mbrëmjen e sotme për largimin e Ilir Babaramos nga Report Tv.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Bushati tha se i beson më shumë gazetarit Babaramo në këtë histori sesa një biznesmeni që sipas tij “mbron interesat e atyre që merr me 1 euro”.
Ndër të tjera tha se deklaratat e botuesit Carlo Bollino nuk mund të besohen, duke parë dhe historinë e Report Tv dhe Shqiptarja.com, të cilat i cilësoi si “makineri propagande”.
“Unë jam i prirur t’i besoj më shumë kolegut sesa një biznesmeni që në fund të fundit ka interesat e atyre që merr me 1 euro. E besoj kolegun dhe duke parë historinë e kësaj mediaje, që ka bërë çudira.
Reporti dhe Shqiptarja kur të gjithë e denim se sulmet kibernetike ishin iraniane ato thonin janë nga Sali Berisha. Duke parë këtë makineri propagande, do jemi të padrejtë nëse kioskën e Bollinos e krahasojmë me mediat e tjera të mëdha”, u shpreh Bushati./mxh
