Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Blendi Klosi ka folur lidhur me lëvizjet e njoftuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Klosi u shpreh në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, se gjithë lëvizjet janë organizmin e brendshëm i PS-së para zgjedhjeve lokale të vitit 2027.
Lidhur me caktimin e tij si drejtues qarku në Durrës, Klosi tha se rikthimi i tij ishte një moment i rëndësishëm ndërsa shtoi se në prag zgjedhjesh lokale, një kryetare bashkie nuk mund të jetë dhe drejtuese qarku.
“Çdo vit parazgjedhor ne e kemi filluar përgatitjen herët. Kemi organizimin tonë të brendshëm para zgjedhjeve. Do të kemi dhe zgjedhjet në strukturat tona lokale. Sipas statutit të PS, e gjitha struktura zgjidhet çdo dy vjet dhe ccdo katër vjet forumet drejtuese. Pra për sa kohë gara fitohet, konfirmohet dhe kryetari i partisë.
Në 35 vite, jemi në momentin më fitues të partisë tonë. Në asnjë garë PS nuk hyn për të humbur një bashki. Kemi vite që garojmë për t’i fituar të gjitha. Unë e kam qarkun e 6 a 7 që lëviz. Rikthimi në Durrës ishte një moment i rëndësishëm. Jemi më shumë se sa në 2021. Edhe me lëvizjen e drejtueses politike në Durrës është e palogjikshme që Emirjana Sako të jetë edhe drejtuese edhe kryetare bashkie.
Kam zhvilluar takim me grupin drejtues të PS Durrës. E gjithë struktura e PS është aktivizuar në shkallë vendi. Është mënyra më e mirë për të asimiluar problematikat që dalin në fushatë. Analiza në Asamble evidentoi dhe arritje dhe problematikat”, u shpreh Klosi./mxh
