Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka komentuar replikat mes Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës një ditë më parë.
Sipas Berishës, Elisa po kërkon qiqra në hell.
“Elisa kërkon qiqra në hell. Elisa kërkon në shpellën e mafies debat të hapur. Kjo është shprehja më e butë që mund të përdorja për kërkesat e Elisës, kërkon debat të hapur për lubinë dhe ia kërkon Taos.
Në një kohë që e di që Skëndebuçi i saj është kryekëput lubia me pantallona, e ka shumë të qartë. Ky është komenti im”, tha Berisha./ kb
