Last Updated on 09/12/2025 by EL
Gazetari sportiv Dritan Laçi ka reaguar pas diskutimeve të shumta që qarkulluan në rrjet për videon ku sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, shihej duke hedhur para lumë në dasmën e motrës së tij.
Në një postim publik, Laçi kritikoi ashpër komentet negative ndaj Uzunit, duke theksuar se futbollisti ka arritur gjithçka vetëm me punë, përkushtim dhe thjeshtësi.
“Laçi u shpreh se Myrto Uzuni është shembulli i djalit punëtor, kokëulur dhe jashtëzakonisht modest, që erdhi nga balta dhe u bë një ndër emrat më të respektuar të futbollit shqiptar. Ai nuk i ka vjedhur askujt asgjë – përkundrazi, talentin e tij e ka vënë në shërbim të Kombëtares,” shkruan ai.
Duke iu referuar kritikëve që e quajtën gjestin e hedhjes së parave si vanitet apo mungesë sensibiliteti social, Laçi u përgjigj prerë: “Të gëzosh në dasmën e motrës nuk është luks i tepruar. Kush është i varfër, punon që të bëhet i pasur. Por i pasur me djersë, jo me mashtrime apo duke i vjedhur të tjerët.”
Ai shtoi se negativen e disa komentueseve nuk duhet ta barazojmë me suksesin e një sportisti që ka nderuar vendin. “Fatkeqësia e tij është se ju jeni shumë dhe ai nuk mund t’iu përgjigjet të gjithëve”, shkroi Laçi.
Reagimi i tij ka ndezur diskutime të reja në rrjet, ku pjesa më e madhe e komentuesve i kanë dhënë të drejtë qëndrimit mbrojtës për Uzunin, i cili prej vitesh ka qenë një nga lojtarët më të përkushtuar dhe të dashur të Kombëtares së Shqipërisë.
Reagimi i plotë i Dritan Lacit:
Ky eshte nje djale qe une e kam admiruar si futbollist qe kur luante ne Shqiperi.
Nje djale punetor, kokeulur, shume modest, qe erdhi nga balta dhe u be ky qe eshte sot.
Te gezosh ne dasmen e motres e ta derdhesh parane lume, nuk eshte vanitet.
As mungese kohezioni social per me te varferit.
Ai qe eshte i varfer duhet te punoje qe te behet i pasur. Por i pasur me djerse dhe jo duke i vjedhur mundin te tjereve.
Ne kete pike Myrto Uzuni nuk i ka vjedhur askujt asgje. Perkundrazi mundin dhe talentin e ka vene ne sherbim te Kombetares se Shqiperise.

Pra mos e shihni deshtimin dhe fukarallekun tuaj, shpirteror, moral, financiar te suksesi i dikujt tjeter. Thjesht fatkeqesia e Uzunit me ju eshte se ju jeni shume dhe mund ta mundni me komente negative dhe ai nuk mund tju pergjigjet gjithesecilit.
Nderkohe qe po ju qe e hidhni parane lume neper gezimet e juaja, nuk jepni llogari se si i fitoni keto para kur nuk keni kontrata milionere me ato qe ka nje futbollist si Uzuni ne nivelet ku ai luan.
Sic keni dhe nje fatkeqesi qe trurin e keni te stomaku dhe kur komentoni, komentoni me te perbrendshme qe ju ulerasin nga uria qe keni per perhapur mllef dhe vrer per kedo qe nuk eshte si ju, qe nuk vjedh, nuk mashtron, nuk vret, nuk cohet ne mengjes dhe del ne pazar per tja futur ndonjerit./e.t
