Last Updated on 13/10/2026 by EL
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme për t’u anëtarësuar në BE.
“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë ambicie për të mbyllur reformat deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por reformat duhet të vijojnë. E ardhmnja e Shqipërisë është në BE”, tha Marta Kos./et
