Last Updated on 04/03/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e përshkruar atë si përgjegjës për një “serial veprash penale”.
Sipas Berishës, për veprat që rëndojnë mbi Ramën, as 36 vite siç u përmendën për Belinda Ballukun, por as 76 vite nuk do të mjaftonin. Ai theksoi se vetëm afera e Portit të Durrësit sjell një dënim prej 60 vitesh burg, sipas llogaritjeve të tij.
“Në një shtet ligjor, askush – as Edi Rama e asnjë zyrtar tjetër – nuk mund të jenë mbi ligjin,” shkruan Berisha, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga qeveria aktuale.
Deklarata e tij vjen në një klimë politike të tensionuar, ndërsa opozita intensifikon akuzat për korrupsion dhe menaxhim të dyshimtë të fondeve publike nga qeveria.
