Last Updated on 17/02/2026 by Monika
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë sot disa fotografi të vjetra në këtë datë që përkon me 18-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Berisha ka publikuar në një postim në rrjetet sociale foto të shumë viteve më parë me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe komandantin e UÇK-së Adem Jashari, që i cilëson si burrat e mëdhenj të kombit shqiptar.
“Me burrat e mëdhenj të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari”,-theksohet në mbishkrim./mxh

