Last Updated on 02/04/2026 by Anisa
Në një intervistë për gazetaren Klotilda Harka pak kohe me pare, “rebelja” e letërsisë shqipe, Mimoza Ahmeti, është rikthyer pas në kohë për të treguar raportin e saj të veçantë me Edi Ramën, përpara se ky i fundit të bëhej kryeministër.
Mimoza Ahmeti ka vendosur të thyejë heshtjen mbi një nga miqësitë më të përfolura të botës intelektuale të viteve ’90. Duke folur për zanafillën e poezive të saj më të ndjera, ajo ka zbuluar se pas vargjeve të saj fshihej një njeri që, sipas saj, “nuk i përkiste sistemit”.
E pyetur mbi dedikimet e poezive të saj, Ahmeti u ndal gjatë te figura e Edi Ramës së asaj kohe. Ajo e përshkruan atë si një personazh me ndjeshmëri të lartë dhe një magnet për njerëzit rreth tij.
“Unë po flas për atë njeriun që unë kam njohur, që ishte super i ndjeshëm, largpamës, kishte shumë admirim për poezinë time, i pëlqyeshëm nga të gjitha femrat,” u shpreh ajo.
Një detaj interesant që Ahmeti ndau ishte reagimi i parë i Ramës kur lexoi dorëshkrimet e saj. Duket se ai e kishte parandjerë suksesin e saj letrar që në fillesat e saj. “Ai e pa teksa ishte në dorëshkrim, e papublikuar. Ma ka lexuar dhe më ka thënë që s’ke për të shkruar ndonjëherë poezi më të bukur se kjo,” kujton poetja.
Pyetjes nëse Rama i ka bërë ndonjëherë një pikturë (duke kujtuar profesionin e tij si piktor), Mimoza Ahmeti iu përgjigj me një elegancë që i kalon kufijtë e materiales. Ajo sqaroi se mbështetja e tij morale ishte dhurata më e madhe që mund të merrte një grua artiste në atë kohë.
“Ai më dha gjënë më të mirë që mund t’i jepet një gruaje: më dha besimin për atë që unë po ndërtoja dhe nuk më kërkoi asgjë për shpërblim,”.
