Nga ARTUR AJAZI
Situata në Shqipëri, ngjason sikur të ishim në 1990, por me role të ndryshuara. Kemi sërish një Sali, që rreket tëndotë gjithçka, rreket të mos ndryshojë asgjë nga e kaluara. Kemi një Sali që tenton të ngrejë si dikur“vullnetarët e Enverit” për të mbrojtur me çdo kushtjetën, familjen, dhe pasuritë e …Të Madhit. Por me njëndryshim ama. Enver Hoxha nuk kishte kurrë pasurinëqë ka sot Sali Berisha. Apo dhe një fakt tjeter, Nexhmije Hoxha e mbylli jetën, diku atje, në Laprakënë një banesë mizerabël. Kurse sot rrëmujat dheprotestat e Sali Berishës, po synojnë jo “rikthimin e lirisë dhe demokracisë”, por rikthimin tek pushteti i tij. Tek pushteti i vjedhjeve monstruoze, abuzimeve, tekSHIK-u famëkeq, tek policia e xhupzinjve, tekadministrate e mbushur me militantë të PD, tek ushtriae cila e katandisi vendin për turp, tek vjedhjet e pronave të shtetit, të ish-pronareve, tek trafiqet dhedoganat ë korruptuara, tek shteti prej kartoni. Pra, jemisi në 1990, ku një regjim i kalbur, tenton të mbajë fort një grup njerezish, për të mbrojtur privilegjet postin, dhe pasuritë e Të Madhit të Partisë Demokratike, tëpengojë demokracinë dhe integrimin e Shqiperisë.Berisha i sotëm, më duket si Ramiz Alia i djeshëm, duke dashur të përdorë çdo mjet antidemokratik, për tëmbrojtur vehten dhe shpurën e tij. Ajo parti, që u krijuanga idealistët e Dhjetorit 1990, sot është kthyer në njëPPSH të re. Vendos kryetari, vendos partia, vendosfjala e kryetarit, dhe asgjë nuk bëhet pa “izën e tij”. Ata që 35 vjet më parë mbushën sheshwet për të rrëzuardiktaturën, sot nuk i sheh në protestat e Berishës. Sot ata ndjehen të turpëruar, për katandisjen e PartisëDemokratike, e cila është kthyer në pronë e një njeriutë vetëm, prone e milionerëve, të pasuruar nga pushtetiqë kanë patur. Studentët e Dhjetorit 1990, dheintelektualët e këtij vendi, nuk u bashkuan me PartinëDemokratike, që ajo të kthehej në çiflik të kryetarit, duke rikthyer PPSH e dikurshme. Madje, Enver Hoxha kishte rregullat e tij në vendimarrjen e partisë, të cilatsot mungojnë tek PD-ja. E thënë ndryshe, PD-ja e sotme personifikon qartazi një parti majtiste rradikale, dhe nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Ata tentojnë ta mbysin lirinë dhe demokracinë, siç po synojnë tëpengojnë integrimin, duke nxirë në shqip dhe anglishtgjithçka shqiptare. Ndaj më duket vetja sikur po përjetojmë një 1990 të dytë, jo me Enverin, por me ish-komunistin Sali./K.M
