Aktorja e njohur spanjolle Penélope Cruz ka treguar një përvojë të frikshme shëndetësore gjatë punës në filmin e saj më të ri La Bola Negra, gjatë një konference për shtyp në Cannes Film Festival.
Cruz tha se një mjek e kishte paralajmëruar për një mundësi të një aneurizme në tru në momentin kur ajo po përgatitej për skena nate të filmit, ku interpreton një artiste kabareje që performon për ushtarët.
“Dhe kur po bëheshim gati të dilnim, ndërsa po vendosja parukën, më thanë: ‘Mesa duket ke një aneurizëm në tru’,” kujtoi aktorja. “Mendova se po vdisja. Ishte diçka krejtësisht surreale.”
Sipas saj, pas ekzaminimeve të mëvonshme mjekësore, ajo u lejua të vazhdonte xhirimet që përfshinin këngë dhe vallëzim, pasi diagnoza e përfolur rezultoi e pasaktë.
Aktorja theksoi se kjo përvojë i ndryshoi mënyrën e të menduarit dhe e bëri të vlerësojë më shumë jetën dhe punën e saj. Ajo shtoi se mbështetja e ekipit të filmit ishte vendimtare gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se përvoja lidhej edhe me tematikën e filmit për qëndrueshmërinë dhe vazhdimin përpara pavarësisht vështirësive.
The Black Ball ka një kast të njohur aktorësh dhe është në garë për çmimin Palme d’Or në Cannes. Filmi pritet të shfaqet në kinema në Spanjë më 2 tetor.
Ndërkohë, Cruz do të shfaqet edhe në filmin e ardhshëm The Invite, me regji dhe protagonizëm të Olivia Wilde, së bashku me Seth Rogen dhe Edward Norton. Filmi pritet të dalë më 26 qershor./mxh
