Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Qazim Laçi, dhe partnerja e tij, Marine Vincetti, janë bërë prindër të një vajze.
Lajmin e bukur e ndau vetë Laçi përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një foto familjare ku shfaqet i lumtur me partneren dhe të voglën e tyre.
Në postimin e tij, Laçi e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Mirë se erdhe princesha jonë”, duke i dhënë një mesazh të ëmbël dhe intim për publikun, por pa zbuluar ende emrin e vajzës.

Fansat dhe ndjekësit e tij u përshëndetën me shumë komente urimesh për familjen e re./K.M
