Last Updated on 30/10/2026 by Monika
Skuadra e Milan-it ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Christian Pulisic, duke e mbajtur sulmuesin amerikan në “San Siro” deri në qershor të vitit 2031.
Lojtari 28-vjeçar u transferua te kuqezinjtë në verën e vitit 2023 nga Chelsea dhe që nga ai moment është kthyer në një element thelbësor për formacionin titullar.
Gjatë qëndrimit të tij, sulmuesi ka regjistruar shifra pozitive, duke shënuar 44 gola dhe duke dhuruar 28 asiste në 142 paraqitje zyrtare. Edhe në këtë fillim sezoni, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me dy gola dhe një asist në tetë ndeshje të luajtura.
Pas nënshkrimit të kontratës së re, Pulisic u shpreh i lumtur për këtë vendim, duke deklaruar se klubi i ka dhënë gjithçka dhe se ai ndihet plotësisht si në shtëpinë e tij.
Me këtë lëvizje, drejtuesit e Milan-it konfirmojnë se amerikani mbetet një pikë kyçe në projektin e tyre për të ardhmen dhe arritjen e objektivave të rinj./mxh
