Last Updated on 13/12/2024 by adminfjala
Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Deputetja e PL-së, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente.
Monika Kryemadhi, përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, bëri edhe batuta me gazetarët.
“Na e morët shpirtin” u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi: “S’na latë rehat me marr frymë”.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë që një javë më parë deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”./K.B