Mundja i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Islam Dudaev arriti të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit duke siguruar medaljen e artë në peshën deri në 74 kg të stilit të lirë.
Mundësi kuqezi tregoi dominim të plotë gjatë gjithë rrugëtimit të tij në këtë turne. Në përballjen finale, ai po udhëhiqte me rezultatin 4-0 ndaj Fati Vejselit nga Maqedonia e Veriut, përpara se kundërshtari të tërhiqej për shkak dëmtimi.
Ndërkohë, Zelimkhan Abakarov e mbylli garën me medaljen e argjendtë në peshën 65 kg të po këtij stili. 33-vjeçari shqiptar u mposht në sfidën finale me shifrat 4-2 përballë sportistit turk Ahmed Duman.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë të ndeshjes, Abakarov nuk mundi ta përmbyste disavantazhin e krijuar që në periodën e parë./mxh
