Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e marrjes në pyetje të deputeti demokrat njëherësh ish-kryebashkiak i Shkodrës Bardh Spahia. Spahia pritej të merrej në pyetje këtë të hënë
Shkak mungesa e mbrojtësit ligjor të Spahisë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Spahia shprehu pëlqimin përpara gjykatës për tu pyetur nga prokurorja Dorina Bejko, me prezencën e avokatit të tij. Seanca e radhës u caktua në datë 12 nëntor ora 09.30.
Spahia, i cili u zgjodh deputet më 11 maj nga lista e hapur e Partisë Demokratike në Shkodër, po gjykohet për veprën penale “pengime për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës”. Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë./ K.M
