Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve. Berisha u shpreh se mesazhi i tij për të pranishmit është që të bëjnë çdo përpjekje për krijimin e një fronti kundër kësaj qeverisjeje.
Ai tha se ka ardhur koha që të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën si më të keqen e vendit të bashkohen kundër tij. Berisha shtoi më tej se si forca politike opozitare më e madhe në vend, PD duhet t’i shtrijë dorë dhe të vendosë urat e bashkëpunimit me të gjithë spektrin opozitar në çdo qark dhe çdo rreth.
“Mesazhi m është që do bëni çdo përpjekje në rrethet tuaja për një front anti narkoshtet. Është koha të bëjmë çdo përpjekje për tu bashkuar me të gjithë ata që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen e vendit. Jemi sot forcë kryesore politike e vendit, ndaj na përket ne të shtrijmë dorë dhe të vendosim urat e bashkëpunimit me të gjithë spektrin opozitar në çdo qark dhe çdo rreth. Flamingot vërtetuan se me diktaturën sado të dukesh do të një front të fuqishëm opozitar. Ata intelektualë dhe jo të paktë që për idealët dhe parimet e tyre shkonin çdo ditë e kuptonin shumë mirë që duhej një thirrje e bashkimit të gjithë forcave politike. Por flamingon e kishin kapur për fyti. Por nuk mund të mohohet se patën një jehonë të jashtëzakonshme. Shpërtheu lëvizja studentore dhe PD për këtë ka një meritë të veçantë. U bashkuan që në orën e parë me parimin për mbrojtjen e studentëve”, tha Berisha. /mxh
