Kreu i PAA-së, Agron Duka komentoi sot situatën e opozitës duke u ndalur veçanërisht te Partia Demokratike, si partia më e madhë e këtij fronti.
Duka u shpreh se disa ndarje të mundshme të PD-së nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dëmtojnë opozitën.
Duka ndau shqetësimin se strukturat e PD-së nëpër Shqipëri janë në gjendje të dobët, teksa sugjeroi se ata duhet t’i dalin ballasi lidershipit.
“Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët. I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”,-tha Duka.
