Analisti Arben Meçe ka komentuar protestën që ka hyrë në ditën e 100-të dhe zhvillimet politike që priten në shtator.
Sipas Meçes, në shtator fillon lëvizja politike dhe Sali Berisha do t’u kërkojë protestuesve të largohen nga sheshi.
“Në shtator fillon lëvizja politike, Berisha do të thotë spostohuni se sheshi më takon mua, ju që deri tani e mbajtët gjallë ikni, dhe tani në shtator do të shikoni se kjo lëvizje politike do të fillojë të okupohet nga ai që ka mazhorancën”, u shpreh Meçe.
Ai tha se Berisha ka më shumë militantë se Arlind Qorri, ndërsa aktivistët i cilësoi si një grup të rinjsh ku janë bashkuar edhe disa anarkistë.
“Berisha ka më shumë militantë se Qorri, aktivistët janë një grup të rinjsh që i janë bashkuar disa anarkistë, edhe Agron Shehaj kërkon të fitojë diçka nga ajo që prodhon Arlind Qorri. Nuk mund ta lejojë Berisha këtë protestë“, deklaroi ai.
Sipas analistit, kjo është një betejë ku fitimtare do të dalë vetëm Edi Rama.
“Kjo është betejë ku fitimtare do të dalë vetëm Rama, sepse janë këto partitë e vogla që e kanë luftën me Ramën dhe Berishën. Nëse ata e kishin seriozisht protestën, nxirrnin lidershipin”, përfundoi Meçe./ad
