Modelja ruse Ariana Lirey është rikthyer në vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet krah djalit të saj.
Në foton e publikuar, Ariana pozon gjatë një udhëtimi me avion, duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj. Momenti i ëmbël është pritur me komente pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar anën e saj si nënë.
Ariana u bë nënë për herë të parë në vitin 2025, pasi kishte krijuar familje me partnerin e saj rus, me të cilin është martuar.
Modelja u bë e njohur edhe për publikun shqiptar për lidhjen e saj të dikurshme me reperin Don Xhoni. Romanca e tyre bëri bujë në media dhe rrjetet sociale, ndërsa pas ndarjes secili vijoi jetën në rrugën e vet. Sot, Ariana duket se po i përkushtohet plotësisht familjes dhe rolit të saj si nënë./mxh
