Është publikuar lista me 10 futbollistët e nominuar për çmimin “Young Talent of the Year” apo “Talenti i Vitit”, i cili vlerëson talentet më të mëdha të futbollit botëror.
Në mesin e emrave të përzgjedhur bie menjëherë në sy Lamine Yamal, i cili konsiderohet një nga futbollistët e rinj më të jashtëzakonshëm të brezit të tij dhe një nga favoritët kryesorë për këtë vlerësim.
Krahas yllit të ri spanjoll, në listë është përfshirë edhe bashkëlojtari i tij Pau Cubarsi, ndërsa nominime kanë marrë gjithashtu Karim Alajbegovic, Ayoub Bouaddi dhe Yan Diomande.
Mes 10 kandidatëve gjenden edhe disa prej talenteve që kanë bërë hapa të rëndësishëm gjatë sezonit të fundit, si Lennart Karl, Eli Junior Kroupi, Johan Manzambi, Ibrahim Maza dhe Warren Zaire-Emery.
Këto nominime tregojnë edhe një herë forcën e brezit të ri që po vjen në futbollin evropian dhe botëror, me shumë prej këtyre lojtarëve që tashmë kanë nisur të fitojnë një rol të rëndësishëm në ekipet e tyre.
Tani mbetet të shihet se cili prej këtyre talenteve do ta fitojë çmimin për lojtarin më të mirë të ri të vitit nga revista France Football. et
